Kosovë, Ibrahim Rugova marrëveshja me Beogradin (04 Shtator 1998)


Kosovë, Ibrahim Rugova marrëveshja me Beogradin (04 Shtator 1998)

14:00 04/09/1998

Kosovë, Presidenti Ibrahim Rugova u shpreh në favor të një marrëveshjeje me Beogradin për normalizimin e situatës në Kosovë. Për Rugovën një marrëveshje e përkohëshme mund të jetë dhe protektorati ndërkombëtar si fazë kalimtare. Kjo marrëveshje mund të jetë në interes të gjithë popullit të Ballkanit. Sipas Qendrës për Informim të Kosovës nga fillimi i luftës janë zhvendosur mijëra banorë dhe janë sulmuar e djegur qindra fshatra. Të larguarit janë vendosur në Shqipëri, Mal të Zi dhe në Plavë e Guci, Rozhaj e Tuz.

Pamje foto Ibrahim Rugova, fshatra të bombarduar, forca ushtarake serbe./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme