Gjykata lë në arrest shtëpie Kreshnik Lushaj (07 Shtator 1998)


Gjykata lë në arrest shtëpie Kreshnik Lushaj (07 Shtator 1998)

11:52 07/09/1998

Gjykata e Rrethit liron Kreshnik Lushaj, një nga 6 ish funksionarët e lartë të Partisë Demokratike. Nenkoloneli Kreshnik Lushaj i akuzuar per krime kundër njerëzimit në bashkëpunim, u la ne arrest shtëpie nga gjykatësi Artan Zeneli. Provat e prokurorisë janë quajtur të pavlefshme nga gjykata. Prokurorët paraqitën si prova të reja një letërkëmbim midis Divizionit të Forcave Ajrore në Tiranë dhe komandës se Lushës, si dhe disa fonogramë për dërgimin e trupave ushtarakë në Ballsh me detyrë mbrojtjen e rafinerive të naftës. Këto prova janë quajtur të pamjaftueshme nga Gjykata për ta mbajtur Lushën në arrest me burgim. Gjyqtari ka vendosur të vazhdojnë hetimet ndërkohë që Luzha të mbetet në arrest shtëpie.

Pamje nga lirimi i Kreshnik Lushaj , ndërkohë takohet me familjarë e shokë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme