Gjyqi i Bandës së Yzberishtit (07 Shtator 1998)
Ka filluar në Gjykatën e Rrethit Tiranë gjyqi i “Bandës së Yzberishtit”. Kjo bandë përbëhet nga 14 të rinj mbi të cilët rëndon një numër jo i paktë akuzash. Trupi gjykues i kryesuar nga penalisti Agim Bendo nis procesin gjyqësor dhe menjëherë pas tij prokurorja e çështjes Dolores Velaj ka lexuar veprimtarinë kriminale të bandës. 11 prej tyre janë arrestuar e ndërsa 3 mbeten ende në kërkim. Prokurorja Velaj ka akuzuar për vrasje direkte dy vëllezërit Nazmi Abdullari dhe Fatmir Abdullari. Akuza për bashkëpunim në vrasje,vjedhje ,armëmbajtje pa leje janë për Flamur Hiten, Edmond Vrapin, Lavdim Shabën, Shkëlqim Bakallin, Alfred Muçën etj. Kjo bandë ka kryer 5 vrasje dhe mbi 15 grabitje me armë. Ndër këto krime është dhe vrasja e Shkëlqim Xhabafti bashkë me një punonjës policie, vrasja italianit Stefano Rosi dhe atij të një tregtari nga Fieri . Akuza ka thirrur për deponim dhe 50 dëshmitarë dhe këto krime parashikojnë deri në dënim me vdekje.
Pamje nga gjyqi i Bandës së Yzberishtit, gjyqtari Agim Bendo, prokurorja Dolores Velaj./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili