Gramoz Ruçi replikë për kërcënimet e Berishës në Lazarat (07 Shtator 1998)


Gramoz Ruçi replikë për kërcënimet e Berishës në Lazarat (07 Shtator 1998)

12:00 07/09/1998

Pas deklaratës së Berishës se nëse Forcat Speciale do të prekin Lazaratin në Tiranë do të nisë beteja, ka reaguar Sekretari Koordinativ Gramoz Ruçi  për këto kërcënime. Sipas Gramoz Ruçit, Berisha nuk duhet te jetë në mbrojtje të banditëve të Lazaratit.

“Berishës në qoftë se si kanë dalë krimet e vitit 1997 dhe ato krime që u bënë në Lazarat nga disa banda jo nga Lazarati atëherë le të fajësojë dhe inkriminojë veten akoma më shumë.” shtoi ai

Pamje Partia Demokratike kryetari Sali Berisha, nënkryetarët Jozefina Topalli, Azem Hajdari konferencë shtypi. Sekretari koordinativ i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi intervistë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme