Ligji për median dhe Radio Televizionin Shqiptar (07 Shtator 1998)


Ligji për median dhe Radio Televizionin Shqiptar (07 Shtator 1998)

14:05 07/09/1998

Mediat mundohen të jenë sa më pranë licensimit ndërsa demokratët vazhdojnë të kundërshtojnë ligjin. Në Parlament do të paraqitet një projekt i ri për mediat. Ligji ekzistues ka qënë i miratuar nga Parlamenti që në vitin 1997 por përfshinte vetëm veprimtarinë e  mediave elektronike private. Projekti i ri ka disa ndryshime në funksionimin e Radio Televizionit në Shqipëri por ky projekt ka hasur kundështime të mëdha nga Partia Demokratike dhe Vili Minarolli shpjegon arsyet e këtij kundërshtimi:

“Vërejtjet tona kanë të bëjnë me problemet kombëtare që duhet të përmbushë Radio Televizioni Publik,probleme që cënojnë interesat kombëtare. Gjithashtu problem tjetër janë nenet që luftojnë monopolizimin e medias elektronike për ta përdorur për opinionin publik shqiptar dhe Partia Demokratike ka shprehur ankesat e saj pikërisht që të ruhet demokracia.” 

Pamje RTSH godina, shoqata e medias Aleksandër Frangaj, parlament deputetë, Vili Minarolli./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo






Të ngjashme