Perikli Teta intervistë për rendin dhe politikën (07 Shtator 1998)
Perikli Teta flet në intervistë për politikën dhe rendin në Shqipëri. Ai shprehet se rendi nuk stabilizohet me fushata dhe rendi është problem social, ekonomik dhe problem i të gjthë institucioneve. Të gjithë kriminelët që arrestohen nga policia sipas tij janë ato persona të papunë dhe të pa arsimuar. Përsa i përket deklaratës së Berishës për Lazaratin ai shprehet se aty po përdoret një skenar i papastër që nuk ka lidhje me njerëzit e Lazaratit por me një grup njerëzish që plaçkisin biznesin apo shtetin.
Pamje ministri i Rendit Perikli Teta intervistë./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame