Rikonstruktohet çerdhja numër 17


Rikonstruktohet çerdhja numër 17

15:03 24/05/2019

120 fëmijë që frekuentojnë çerdhen nr.17 në kryeqytet do të kenë kushte më të mira pas rikonstruksionit të plotë të godinës. Punimet e bëra i pa nga afër kryebashkiaku i Tiranës, teksa shtoi se çerdhet dhe kopshtet e rikonstruktuara ofrojnë standarde shumë herë më të mira sesa ato në privat.

“Çerdhet dhe kopshtet e Tiranës jo vetëm janë më të mira se privati, por edhe më të mira në rajon, ndoshta edhe në shumë vende të tjera të botës. Për këtë standard që kemi vendosur gjithmonë do të pranojmë ndihmën e kujtdo që të ngremë stekën akoma më lart”.

Përkrah kryebashkiakut ishte edhe ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Boaz Rodkin. Rindërtimi i çerdhes nr.17 përfshin punimet e brendshme, nga suvatimi, pllakat, instalimet elektrike dhe hidraulike etj, si dhe krijimin e këndeve të lojërave dhe rikonstruksionin e fasadës.

Tv Klan






Të ngjashme