Perikli Teta intervistë për incidentet në Lazarat dhe Veri (07 Shtator 1998)


Perikli Teta intervistë për incidentet në Lazarat dhe Veri (07 Shtator 1998)

15:38 07/09/1998

Ministri i Rendit Perikli Teta flet në intervistë për incidentet në Lazarat dhe Veri. Sipas ministrit Perikli Teta edhe pse situata në Lazarat duket e qetë popullata duhet të distancohet nga bandat dhe të lejojë policinë të punojë. Përsa i përket situatës në Veri edhe aty policia po punon me përgjegjshmëri. Gjatë intervistës ai shtoi :

“Situata në rrethin e Gjirokastrës dhe në veçanti në Lazarat duket e qetë dhe  nuk ka të shtëna më armë, por nuk janë dorëzuar dhe nuk janë kapur ata që qëlluan policinë. Gjithashtu popullata nuk ka bërë asnjë veprim për tu distancuar nga kriminelët në mënyrë që forcat e policisë të ndërhyjnë për kapjen e keqbërësve. Kjo do të vazhdojë derisa të zbatohet ligji përfundimisht. Këto incidente kanë një prapavijë politike dhe nga kjo janë duke përfituar keqbërësit, të cilët munden të grabisin 20 maune e ti shkatërrojnë ato. Përsa i përket situatës në Veri, ajo është normale por edhe në rastet kur përdoren dinamite e eksplozive edhe atje kjo situatë ka prapavijë politike. Për këto arsye do të ketë dhe ndryshime në polici, si zëvëndësimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë  si dhe Drejtori i Prefekturës Gjirokastër. Përsa i përket dorëheqjes time une do ta jap at kur ta vendos unë.” 

Pamje ministri i Rendit Perikli Teta intervistë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme