Sallatë me kumbulla jeshile (Video)
Përbërësit:
100 gr rukola
100 gr pomodorini
100 gr kumbulla jeshile
100 gr djathë montasio
50 gr bajame
20 gr susam
4 rrepa të kuq
2 karota
1 kastravec
1 sallatë jeshile
1 baguette
1 mozarella
Uthull
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht presim në kubikë bukën, e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe e fusim në furrë që të theket. Presim në feta të holla me qërues patatesh karotën, rrepat dhe kastravecin, ndërkohë ndajmë përgjysmë pomodorinit dhe kumbullat. Ndërkohë në një kavanoz të vogël bëjmë bashkë, kripë, piper, uthull, vaj ulliri dhe i përziejmë bashkë. Në një tenxhere pjekim bajamet dhe susamin.
Lajmë sallatën jeshile dhe rukolat dhe fillojmë përgatisim sallatën. Në një tas bëjmë bashkë të gjithë ingredientët, shtojmë në të bukën e thekur, susamin, bajamet, djathin mozzarella, djathin montasio dhe në fund e marinojmë me përbërjen që përgatitem me vaj dhe uthull dhe është gati./tvklan.al