Në Shpirag zbulohet naftë
Zbulohet naftë në pusin Shpiragu 4 në afrësi të Beratit. Kompania Shell, e cila po bën kërkimet në këtë zonë, ka njoftuar se ka gjetur sasi nafte të butë, duke konfirmuar hipotezat e para disa viteve se zona ka potenciale për sasi të konsiderueshme nafte e gazi.
Kryeministri Rama e ka cilësuar këtë si “lajm fantastik për rritjen e nesërme të ekonomisë së vendit”. Ai konfirmon në një reagim në rrjetet sociale, se kompania Shell vijon investimet për zbulime burimesh të reja.
Tv Klan
Lajm fantastik për rritjen e nesërme ekonomike të vendit konfirmimi pozitiv i testimeve finale të kompanisë SHELL mbi nxjerrjen në treg të sasisë së naftës dhe të gazit të zbuluar në Shpirag👍 Kompania që hyri në Shqipëri në 2015 vijon investimet për zbulime burimesh të tjera🙏
— Edi Rama (@ediramaal) May 24, 2019