Sallatë orizi (Video)


Sallatë orizi (Video)

13:45 27/05/2019

Përbërësit:

300 gr oriz

100 gr rukola

100 gr proshutë

100 ml vaj luledielli

50 gr pomodorini

50 gr mozzarella

2 karota

2 vezë

1 limon

1 spec të verdhë

Ullinj të zi

1vazo me perime turshi

Pak uthull

Borzilok

Selino

Majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë ziejmë orizin. Kullojmë perimet turshi nga vaji, presim në copëza të holla ullinjtë e zi, specin, karotat në feta të holla me qërues patatesh dhe i vendosim në një tavë ku do të përgatisim sallatën. Presim në copëza të vogla edhe pomodorinit, djathin mozzarella, proshutën dhe i vendosim po ashtu në tavë. Shtojmë edhe lëkurë limoni, borzilok dhe rukola dhe i përziejmë të gjithë ingredientët bashkë.

Heqim nga uji orizin dhe e lëmë të ftohet.  Ziejmë në një tenxhere vezët. Në një gotë mikseri vendosim lëngun e limonit, një vezë të plotë dhe një të verdhë veze, një lugë uthull, kripë, piper, vaj ulliri dhe i përziejmë me mikser derisa të përgatitet majoneza.  Më pas shtojmë në te edhe rukola dhe e bëjmë me ngjyrë jeshile. Përziejmë në fund edhe sallaturinat me orizin. Vendosim në pjatë fillimisht majonezën, mbi të sallatën me oriz dhe vezë të zier sipër dhe pomodorini për dekor./tvklan.al






Të ngjashme