
STOP – EMISIONI 191 (SEZONI 4)
Hitparade i absurdit shqiptar.
Një qytetar është filmuar duke kaluar trafikndaren e autostradës në Kavajë, edhe pse mbikalimi është shumë pak metra më larg.Një e moshuar në Gjermani, shfaqet duke ecur me patina në rrugë. Në Tiranë, një i ri është filmuar duke kryer nevojat personale në një lullishte.Tubat e ujësjellësit të Durrësit janë të hapur e me presion dhe një qytetar bën “eksperiment”, duke i afruar një letër, që thithet nga tubi. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në studion e emisionit “Stop” në rubrikën e përjavshme “hitparade i absurdit shqiptar”.