Surpriza e dytë për Xheisonin, preket “taramelja” (Video)
Ëndrra e Xheisonit u bë realitet. Ai do të ketë një shtëpi të re në Tiranë falë ndihmave financiare që u mblodhën nga bizneset, biznesmenë dhe qytetarë të shumtë që kanë kontribuuar. Por, nuk mjaftonte vetëm një apartament 1+1 për Xheisonin, motrën, të ëmën dhe babain e tij. Ai nuk mund të qëndrojë larg gjyshërve të tij.
Për këtë arsye, ka ardhur në ndihmë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ka mundësuar gjetjen e një apartamenti të dytë ku do të jetojnë gjyshërit e Xheisonit. E gjithë familja do të mblidhet në Tiranë. Erion Veliaj ishte i ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan për të dhënë lajmin e mirë se banesa për gjyshërit e Xheisonit është gjetur.
Erion Veliaj: Pse ke qarë ti?
Xheisoni: Nga gëzimi, nga emocionet.
Erion Veliaj: Edhe burrat qajnë.
Xheisoni: E di, çdo njeri qan.
Erion Veliaj: Është shumë e rëndësishme që ne t’i ndihmojmë të gjithë.
Xheisoni: Po, edhe ty shumë faleminderit.
Erion Veliaj: Kush do rrijë te apartamenti tjetër?
Xheisoni: Nona me gjyshin.
Erion Veliaj: E kanë parë apo do ja bësh surprizë?
Xheisoni: E kanë parë.
Erion Veliaj: Do më japësh llafin për një gjë? Që do dalësh shumë mirë me mësime.
Xheisoni: Mirë.
Erion Veliaj: Edhe ti kur të rritesh të kesh mundësi të ndihmosh njerëzit.
Xheisoni: Po.
Erion Veliaj: Ky qytet në fakt nëse i ka bërë gjërat mirë, i ka bërë nga fëmijët. Janë më të pastër, më pa komplekse, bëjnë shumë për fëmijët. /tvklan.al