Ravioli me kunguj jeshilë (Video)
Përbërësit:
400 gr kunguj jeshilë
300 gr miell
150 gr gjizë
100 gr parmixhano
40 gr borzilok
1 lugë shafran
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tas vendosim miellin, shtojmë në të vezët, vaj ulliri, kripë, piper, shafran dhe i përziejmë derisa të përgatitet brumi. Brumin e përgatitur e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë.
Kungujve jeshilë iu heqim pjesën e tulit dhe presim në kubikë të vegjël pjesën jeshile. Më pas i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Pjesët jeshile të mbetura të kungujve i vendosim në një tenxhere me ujë që të ziejnë. Në një tas vendosim gjizën, shtojmë, kungujt e skuqur, kripë, piper, vaj ulliri, djathin e grirë, borzilok të grirë dhe i përziejmë derisa të formohet një masë homogjene.
Hapim brumin, e presim me forma rrumbullake dhe e mbushim me masën që përgatitëm. Më pas i ziejmë në tenxheren ku ziemë kungujt për 2 minuta. Pasi raviolit të ziejnë i kalojmë në tiganin me gjalpë. Vendosim në pjatë kunguj të zier dhe mbi to raviolit me gjalpë./tvklan.al