Pandeli Majko intervistë për arrestimin e ish zyrtarëve demokratë (10 Shtator 1998)
Sekretari Partisë Socialiste Pandeli Majko flet për arrestimin e 6 ish zyrtarëve demokratë dhe për ngrirjen e këtij procesi duke shtuar se ka ngritur dyshime tek Partia Demokratike. Të gjithë këtë çeshtje ai e cilëson si një provë për ti treguar Partisë Demokratike se Partia Socialiste nuk ka ndikuar në arrestimin e zyrtarëve si dhe në acarimin e situatës.
“Ne mendojmë se dosja e Marsit 1997 është një dosje që do ta ngacmojë moralin e klasës politike gjatë dhe ngrirja e procesit bëhet brenda këtij koncepti. Ne do të ndodhemi përballë një gjyqi afatgjatë të njerëzve të cilët do të vendosin në një menyrë apo një tjetër këtë klasë politike që është duke dhënë prova të qëndresës apo të largimit të saj.”– u shpreh ai
Pamje sekretari i Partisë Socialiste Pandeli Majko intervistë me gazetarët./tvklan.al