Sherr mes krushqve, policia parandalon përshkallëzimin e konfliktit të armatosur


Sherr mes krushqve, policia parandalon përshkallëzimin e konfliktit të armatosur

14:33 29/05/2019

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të armatosur mes dy familjeve krushqi një ditë më parë në lagjen Valias i ri të Kamzës. Katër persona janë arrestuar kurse katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas policisë, u arrestua 61-vjeçari me iniciale M.V., i cili dhunoi me qytën e pistoletës vëllain e dhëndrit të nuses, 43-vjeçarin me iniciale N.D., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Gjithashtu është arrestuar për veprën penale “Dhune në famije” edhe 40-vjeçari me iniciale A.D. pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Po kështu, janë ndaluar edhe S.V. 63 vjeç, ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe SH.V. 28 vjeç, për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Ndërsa janë shpallur në kërkim A.V., D.V., S.N. dhe N.D. Policia e Tiranës thotë se ata janë përfshirë në konflikt si autorë të plagosjes së shtetasit 43-vjeçarit me iniciale N.D. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një pistoletë me katër fishekë. /tvklan.al






Të ngjashme