Kallamarë të mbushur (Video)
Përbërësit:
400 gr pomodorini
100 gr parmixhano
50 gr majdanoz
50 gr borzilok
40 gr ullinj të zi
20 gr kaperi
4 kallamar
2 kunguj jeshilë
2 thelpinj hudhër
1 patate
1 gotë verë të bardhë
1 limon
1 qepë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë vendosim patatet që të ziejnë. Presim në kubikë pjesët jeshile të kungujve dhe i ziejmë po ashtu në tenxheren ku ziejmë patatet. Pastrojmë kallamarët dhe pjesët e kokës i grijmë në mikser duke shtuar në to kripë, piper, pak nga pjesët jeshilë të kungujve, hudhër, caperi, djathë kaçkavall, ullinj të zi, vezë, majdanoz, borzilok, bukë të grirë. Me masën e përgatitur mbushim kallamarët, i mbyllim me shkopinj shishqebapi dhe i skuqim një tigan me pak vaj ulliri dhe hudhër. Pasi t’i skuqim, i shuajmë me verë të bardhë dhe pasi të avullojë, i vendosim në një tavë dhe i fusim në furrë që të piqen. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim bashkë qepë,hudhër, pjesët jeshile të kungujve të prera në kubikë, ullinj të zi, caperi dhe pomodorini. Pasi të skuqen për pak shtojmë kripë, piper, lëkurë limoni. Vendosim në pjatë fillimisht perimet e skuqura dhe mbi të kallamarët./tvklan.al