Gent Fatali konfirmon lidhjen me Rozafën?


Gent Fatali konfirmon lidhjen me Rozafën?

16:07 29/05/2019

Po? Jo? Apo ndoshta? Kur bëhet fjalë për të pranuar lidhjet e tyre publikisht, artistët shqiptarë asnjëherë nuk kanë një përgjigje. I ftuar në programin “Ditë Për Ditë” reperi i famshëm nga Kosova, Gent Fatali, u ngacmua nga prezantuesja Liesa Haxhiasllani nëse janë të vërteta fjalët “lart e poshtë” mbi lidhjen me Rozafën. Kjo e fundit, motra e vogël e reperes kosovare Loredana.

“Nuk do ta konfirmoj këtu” është shprehur Genti, duke mos e mohuar, por as pohuar lajmin. Ndonëse ngacmimet nga prezantuesit e tjerë Alba Çobaj dhe Albi Isakaj nuk munguan, përsëri reperi nuk u dorëzua, edhe pse buzëqeshja e tij në studio la shumë për të kuptuar.

Kujtojmë që Gent Fatali ka disa muaj që po përflitet për lidhjen e tij me bukuroshen Rozafa. Dalje te shumta në publik, por edhe fotot në Instagram vetëm sa i kanë përforcuar zërat. Dhe ku ka zë, ju e dini mirë se nuk është pa gjë!/tvklan.al






Të ngjashme