Prokuroria nis hetimet për vrasjen e Azem Hajdarit (13 Shtator 1998)
Prokuroria e Rrethit Tiranë ka nisur menjëherë hetimet intensive pas vrasjes së Liderit të Dhjetorit dhe deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari. Prokuroria ka bërë vezhgimin e vendit të ngjarjes ku ka bllokuar gjithashtu një automatik dhe një pistoletë me silenciator. Zyrtarët e Prokurorisë thanë për Televizionin Klan se po punohet për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore , ndërkohë tre prokurorë të tjerë kanë nisur hetimin e ngjarjes që ndodhi para kryemisnitrisë. Nga hetimet e kryera nuk ka të dhëna të tjera por konfirmohet se do të pyetën dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje për të zbardhur krimin e kryer.
Pamje nga Prokuroria e Rrethit Tiranë, grupi i hetimit për vrasjen e Azem Hajdarit./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili