Rexhep Mejdani mbledh partitë politike për diskutim (13 Shtator 1998)


Rexhep Mejdani mbledh partitë politike për diskutim (13 Shtator 1998)

13:18 13/09/1998

Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani ka mbledhur partitë politike për një konsutim në lidhje me situatën politike në vend. Presindenti është shprehur se situata është tepër e tensionuar dhe se duhej gjetur një zgjidhje politike. Në mbledhje të pranishëm janë partitë e koalicionit qeveritar ku pritet ti bashkohen dhe partitë e tjera politike ku në oren 19:30 është parashikuar që Presidenti të dalë me një mesazh të hapur drejtuar kombit. Të parët që dhanë mendimet dhe qëndrimet e tyre politike përpara Presidentit të Republikës ishin përfaqësuesit e Partisë Socialiste , Partisë Agrare, Partisë Socialdemokrate dhe Partisë Aleanca Demokratike. Në diksutime përfshihen dhe gjetje strategjike për gjetjen e vrasësit të Azem Hajdarit.

Pamje nga tryeza politike e Presidentit Rexhep Mejdani me përfaqësues të partive politike, Pandeli Majko, Lufter Xhuveli, Neritan Ceka, Arben Imami, etj. Pamje gazetari Endri Xhafo para Presidencës./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo






Të ngjashme