Skënder Gjinushi flet për vrasjen e Azem Hajdarit (13 Shtator 1998)


Skënder Gjinushi flet për vrasjen e Azem Hajdarit (13 Shtator 1998)

13:32 13/09/1998

Kryetari Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi flet për vrasjen e Azem Hajdarit dhe sulmin e demokratëve kundër institucioneve shtetërore. Sipas Gjinushit shteti po punon për gjetjen e vrasësve të Hajdarit por shqiptarët duhet të qetësohen që vendi të mos futet në luftë civile. Gjatë fjalimit të tij ai tha :

“Ky është një krim i turpshëm që mori jetën e një deputeti. Motivet e këtij krimi duhen zbuluar sa më parë. Vrasja e Azem Hajdarit po keqpërdoret duke tensionuar akoma më shumë situatën. Unë bëj thirrje për qetësi dhe përmbajtje sepse shteti po bën të pamundurën për të gjetur fajtorët dhe kriminelët e kësaj vrasje. Ne e kuptojmë indinjatën e mbështetësve të Azemit, por kjo nuk justifikon dhunën ndaj institucioneve. Shqipëria nuk mund të futet në luftë civile.” 

Pamje kryetari i Kuvendit,Skënder Gjinushi intervistë./tvklan.al






Të ngjashme