Bota për ngjarjet në Shqipëri pas vrasjes së Azem Hajdarit (14 Shtator 1998)
CNN dhe Euronews shfaqin pamje të protestueve demokratë të irrituar pas vdekjes së Azem Hajdarit. Në kronikat e tyre shihen mjaft qartë dhunimi që i është bërë institucioneve të larta të shtetit dhe dëmet e shkaktuara në rrugë nga djegia e makinave. Televizioni Publik Shqiptar është marrë peng nga protestuesit ndërkohë që në Teatrin e Operas dhe Baletit zhvillohen homazhet për Azem Hajdarin.
Pamje mbulim të Euro News dhe CNN të shkatërrimit të institucioneve nga protestuesit demokratë. Protestues të irrituar./tvklan.al