Paskal Milo intervistë për vrasjen e Azem Hajdarit (14 Shtator 1998)
Ministri i Jashtëm Paskal Milo jep një intervistë pas vrasjes së Azem Hajdarit. Sipas tij, ndërkohë që qeveria ishte e angazhuar plotësisht për të gjetur vrasësit e deputetit Azem Hajdari, nga ana tjetër opozita destruktive e drejtuar nga Sali Berisha, e përdori këtë fatkeqësi që i rëndon jo vetëm familjes por të gjithë shqiptarëve të ndershëm për qëllime politike. I pyetur rreth mesazheve të Bashkësisë Ndërkombëtare si dhe qeverisë së SHBA-së ai u shpreh :
“Bashkësia Ndërkombëtare është tepër e shqetësuar për këtë situatë të krijuar në vend dhe është e indinjuar me veprimet kriminale të Sali Berishës. Si Institucionet Ndërkombëtare ashtu si dhe qeveria e SHBA-së përmes mesazheve që kanë dërguar, nuk pajtohen me dhunën dhe grushtin e shtetit që ka ndodhur në Tiranë.”
Pamje Ministri i Jashtëm Paskal Milo intervistë./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame