Preç Zogaj intervistë për tryezën politike (14 Shtator 1998)
Nënkryetari i Partisë Aleanca Demokratike Preç Zogaj flet për takimin e tryezës politike tek presidenti Rexhep Mejdani e cila do ti japë zgjidhje situatës së acaruar në vend e krijuar nga vrasja e Azem Hajdarit. Përsa i përket çeshtjeve që janë diskutuar mes partive politike dhe presidentit Mejdani ai shprehet :
“Koalicioni qeveritar ka kërkuar një tryezë me partitë e Opozitës, për të diskutuar zgjidhjen politike të kësaj krizë. Kompromisi nënkupton afrim të palëve dhe një arbitër që arbitron këtë situatë. Kjo është kërkesa që presidenti Rexhep Mejdani u ka bërë palëve. Mejdani ka takuar të gjitha palët politike dhe gjithë diskutimet janë vërtitur rreth sqarimit të situatës dhe daljen nga kjo situatë e rëndë mbi bazën e hapësirave që jep ligji Kushtetues.”
Zogaj u shpreh se ai dhe partia e tij janë të gatshëm që të bashkëpunojnë dhe të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe vendimet që ata kanë marrë do ti shprehin dhe do ti diskutojnë me aleatët e tyre të qeverisë si dhe me presidentin Mejdani.
Pamje Preç Zogaj intervistë me gazetarët./tvklan.al