Cordon blue me fileto pule (Video)
Përbërësit:
300 gr fileto pule
200 gr galetë
100 gr proshutë koto
100 gr djathë tosti
100 gr miell
50 gr pomodorini
4 vezë
Sallaturina miks
Vaj për skuqje
Kripë
Piper
Për majonezën
300 gr vaj luledielli
2 vezë
1 lugë uthull molle
Përgatitja:
Fillimisht rrahim filetot e pulës derisa të bëhen të holla. I marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, vendosim mbi të proshutë derri ose viçi, djathë tosti dhe i mbyllim. I kalojmë në miell vezë, galetë dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Më pas i vendosim në një tavë, bashkë me to edhe pomodorinit dhe i fusim në furrë për 7 minuta.
Lajmë sallaturinat, i vendosim në një tas, shtojmë në to lëkurë limoni, kripë, piper dhe vaj ulliri.
Në një gotë mikseri përgatisim majonezën për t’i shoqëruar. Vendosim një vezë të plotë, një të verdhë veze, lëngun e një limoni, kripë, piper, vaj luledielli dhe hudhër. I përziejmë të gjithë ingredientët bashkë derisa të formohet majoneza. Vendosim në pjatë kotoletat, të cilat i shoqërojmë me sallatë dhe majonezë./tvklan.al