Eduart Mazi dhe Martin Leka flasin për sulmin e Radio Televizionit Shqiptar (15 Shtator 1998)


Eduart Mazi dhe Martin Leka flasin për sulmin e Radio Televizionit Shqiptar (15 Shtator 1998)

10:23 15/09/1998

Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar Eduart Mazi dhe gazetari Martin Leka flasin për sulmin që iu bë Televizionit nga revolta e protestuesve demokratë, pas vrasjes së Azem Hajdarit. Drejtori i Informacionit Edi Mazi tregon se si grupe të armatosura morën Departamentin e Informacionit dhe ushtruan presion kundrejt tij dhe personelit të TVSH-së.

Grupet e armatosura që hynë në TVSH ishin jashtë kontrollit. Në fillim u ndaluan dhe u qetësuan nga një grup intelektualësh në shkallët e TVSH-së. Pas këtij veprimi me kërkesen time, gratë u larguan nga institucioni, sepse situata po dilte jashtë kontrollit. Këta huliganë synuan të merrnin Departamentin e Informacionit. Grupet e armatosura që hynë në televizion ushtruan presion ndaj meje dhe më kërkuan të dilja në transmetim dhe të jepja njoftimin se qeveria ra, të cilin nuk e pranova.”  

Sipas Edi Mazit ajo që drejtonte punët nga zyra e drejtorit për informacionin që do të  jepej ishte Antoneta Malaj, e cila mbështetej nga grupet e armatosura.

Ndërsa sipas gazetarit Martin Leka turma e irrituar hyri në TVSH dhe qëllonte gjithandej duke terrorizuar të gjithë punonjësit.

“Në momentin e sulmit të TVSH-së kam qënë në korridoret e televizionit. Në grupin e irrituar të cilët kërkonin patjetër të më kapnin mua, kam dalluar kolegun tim Alfons Zenelin i cili ka ndaluar këtë turmë që të mos qëllonin. Më mbyllën në një zyrë të televizionit dhe filluan të më kërcënonin me mënyra të ndryshme.”-tregon ai.

Pamje Drejtori i TVSH-së Eduart Mazi dhe  gazetari Martin Leka intervistë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme