Zhvillohet demonstrimi i heshtur i Partisë Demokratike (15 Shtator 1998)


Zhvillohet demonstrimi i heshtur i Partisë Demokratike (15 Shtator 1998)

11:10 15/09/1998

Anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike zhvilluan në mesditë një demonstrim të heshtur përreth qendrës në sheshin “Skënderbej”. Policia nuk ka ndërhyrë ndërkohë që pjesëmarrësit ecnin të heshtur me hapa të ngadaltë dhe dy gishtat e ngritur lart. Demonstrimi i heshtur nisi nga Selia Demokratike dhe përfundoi po aty në shenjë proteste ndaj dhunës dhe vrasjeve të ndodhura në dy ditët e kaluara.

Pamje nga mitingu i heshtur i Partisë Demokratike i zhvilluar në sheshin “Skënderbej”./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme