Brenda çadrave të tërmetit
Në fshatin Floq jetohet me frikë. Tërmeti i fundjavës e ka paralizuar jetën. 70 persona e kaluan natën në këto çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile. Shumica prej tyre rrinë zgjuar. Frika nga tërmeti i së shtunës është ende e pranishme.
Të sëmurët dhe familjet me fëmijë të vegjël janë strehuar në shkollën 9 -vjeçare të Floqit. Shirat e një nate më parë e bën të pamundur kalimin e natës në çadër.
Dëmet nga tërmeti janë të shumta. Shumica e banesave të shkatërruara ishin të pabanuara, por ka nga ato ku jeta zhvillohej normalisht.
Familja Ramolli, me 3 anëtarë, ka ngelur në qiell të hapur. Shtëpinë e shkatërruar tani kontrollon here pas here Artani pasi ka frikë se i vjedhin sendet dhe orenditë. Të tjera banesa janë të shkatërruara.
295 shtëpi u dëmtuan nga tërmeti. 95 banesave u janë rrezuar muret apo çatia. 200 të tjera kanë çarje të mureve.
Për familjet e dëmtuara, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka premtoi dëmshpërblim.
Tre ekipe po kryejnë vlerësimin e dëmeve. Por nuk ka akoma një shifër të përllogaritur.
Veç tyre, edhe ekipet shëndetësore janë në gatishmëri.
Floqi është zona me e goditur e 700 lëkundjeve që goditen Korçën në tre ditë me radhë. Për fat të mirë, nuk pati viktima.
Tv Klan