Gnocchi me patate dhe xhinxher (Video)
Përbërësit:
500 gr patate
200 gr miell
100 gr niseshte
100 gr karkaleca
100 gr pomodorini
2 vezë
2 kunguj jeshilë
Djathë i grirë
Xhinxher
Borzilok
Spinaq
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë ziejmë patatet. Pastrojmë karkalecat dhe presim pjesët jeshile të kungujve në copëza të holla. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht karkalecat, më pas shtojmë kungullin jeshil, spinaqin, pak majdanoz, pomodorinit dhe në fund xhinxherin.
Shtypim patatet e ziera, shtojmë në to vezë, miell, niseshte, kripë, piper dhe përgatisim brumin.
Presim në copëza të vogla brumin që përgatitëm, e ziejmë për dy minuta në ujin ku ziemë patatet dhe më pas i kalojmë në tiganin me karkaleca dhe perime. Përpara se t’i heqim nga tigani shtojmë në to gjalpë dhe djathë të grirë dhe janë gati./tvklan.al