Visjan Ukcenaj në “Këngën Magjike”?! (Video)
I ftuar sot në programin “Ditë për Ditë” në Tv Klan, aktori i njohur i “Duplex” ndër të tjera tha se dëshiron të jetë pjesë i kompeticionit më të madh muzikor në Shqipëri, “Kënga Magjike”.
I pyetur nga moderatorja Alba Çobaj nëse kënga për të ishte thjesht pasion apo mënyrë për të nxjerrë para, ai tha se mbetej pasion dhe do vazhdojë ta bëjë duke sjellë këngë me vlera, por shpesh herë dhe ironike mbi realitetin.
Një nga këngët e tij të fundit është edhe ajo me titull “S’ka si ti”, të cilën ia dedikoi djalit të tij. Sidoqoftë dhe pse pasion, aktori u shpreh i gatshëm të ishte pjesë dhe në garën e madhe të zërave më të mirë që “Kënga Magjike” mbledh çdo vit.
“Unë muzikën e eksploroj për qejf. Muzika që bëj unë nuk është nga ata që shkojnë në Zvicër dhe bëjnë para. Muzika që bëj unë është edhe personale. Më pëlqejnë artistët që bëjnë gjëra të veçanta dhe këto që bëj unë janë të veçanta. Përpos këngës së fundit që kam bërë për tim bir, të cilën nuk e fus në listën e këngëve sepse është një dedikim dhe dhuratë për të. Këngët e tjera kanë tekste me simbolikë dhe ironike. Dëshira ime është që këngët që do të bëj të kenë një mesazh dhe përmbajtje. Dhe nëse marr pjesë në “Këngë Magjike” do kem një këngë me përmbajtje sociale ose shoqërore”, tha Ukcenaj./tvklan.al