Portugalia, finaliste e Ligës së Kombeve
Portugalia është finalistja e parë e Ligës së Kombeve. Cristiano Ronaldo udhëhoqi kampionët e Europës drejt fitores 3 – 1 me Zvicrën të mërkurën në Oporto.
Kapiteni i portugezëve realizoi të 3 golat për ekipin e tij. Zviceranët shpresuan deri në minutat e fundit, pasi ndeshja ishte me rezultatin 1 – 1 deri në të 88’. Finalisti tjetër do të vendoset të enjten në takimin Holandë – Angli.
Tv Klan