Prokuroria merr masa të larta sigurie pas ngjarjeve të 14 shtatorit (18 Shtator 1998)


Prokuroria merr masa të larta sigurie pas ngjarjeve të 14 shtatorit (18 Shtator 1998)

14:52 18/09/1998

Prokuroria e Përgjithshme Tiranë blindohet për shkak të ngjarjeve të 14 shtatorit dhe hetimit që ka filluar për ato.  Prej më shumë se disa orë Policia e Rendit dhe Policia Ushtarake është vënë në ruajtje të ndërtesës ku ndodhen dosjet më të rëndësishme të këtyre kohëve si dosja e krimeve kundër njerëzimit, dosja e Vefa-s, dosja e kontrabandës si dhe dosja më e re ku është formuluar kryengritja e armatosur.  Prokurorët mendojnë se masat janë të domosdoshme në këtë situatë të tensionuar dhe duhen lënë të tilla për një kohë të pacaktuar.

Pamje Prokuroria e Përgjithshme e rrethuar. Pamje policie që ruajnë Prokurorinë ./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme