Tiranë, Burgu 313 në masa të forta sigurie (18 Shtator 1998)


Tiranë, Burgu 313 në masa të forta sigurie (18 Shtator 1998)

10:11 18/09/1998

Drejtuesit e Burgut 313 janë vendosur në alarm nga ndodhitë në kryeqytet. Në burgun më të madh të Tiranës i gjithë efektivi është në gatishmëri për faktin se duke përfituar nga ngjarjet e fundit mund të pritej ndonjë revoltë nga të burgosurit dhe për ti paraprirë kësaj, drejtuesit e burgut kanë trasnferuar disa nga të burgosurit më të rrezikshëm në burgjet e Durrësit dhe Lushnjes. Një ditë më parë disa të burgosur tentuan të arratiseshin nga qelitë e burgut të rrezikshmërisë së lartë por ka qënë ndërhyrja e shpejtë e forcave të RENEA-s që rivendosën qetësinë. Nuk jepet identiteti i personave të transferuar por u tha se do të qëndronin larg burgut 313 derisa situata që qetësohej.

Pamje nga jashtë burgut 313./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme