Sallatë me quinoa dhe pjepër (Video)
Përbërësit:
300 gr quinoa
200 gr karkaleca
100 gr pomodorini
2 limona
1 pjepër
Pak borzilok
Pak mente
Sallaturina miks
Përgatitja:
Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë që të vlojë. Më pas shtojmë në të quinoan, kripë dhe e lëmë të ziejë. Pastrojmë karkalecat, i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe i pjekim në një tigan për 1 minutë. Në gotën e mikserit përgatisim citronetën. Vendosim fillimisht lëngun e limonit, lëkurën e limonit, borzilok, uthull, kripë, piper, vaj ulliri dhe i miksojmë derisa të bëhen krem. Kullojmë nga uji quinoan dhe e vendosim në një tas, shtojmë në të pomodorinit e prera përgjysmë, sallaturinat, karkalecat, pjepër të prerë në kubikë. I përziejmë të gjithë ingredientët bashkë dhe në fund sallatën e marinojmë me citronetë dhe është gati./tvklan.al