Arrestohet ish-drejtori i Agjensisë Telegrafike Shqiptare Ilir Zhilla (21 Shtator 1998)
Policia e Tiranës ka ndaluar dhe ka vënë në pranga ish-drejtorin e Agjensisë Telegrafike Shqiptare Ilir Zhilla pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga Prokuroria e Përgjithshme. Akuza që rëndon mbi Zhillën është bashkëpunimi në kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit. Lajmi ndalimit është konfirmuar sot dhe nga zyrtarët e Prokurorisë të cilët u shprehën se pritet dhe një tjetër arrestim. Ndërkohë policia ka ndaluar si pjesëmarrës në dhunimin e institucioneve dhe një tjetër të ri nga Tirana ku dhe shumë të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë dhe nxitës të kryengritjes janë ende në kërkim.
Pamje makina policie, pamje Prokuroria e Përgjithshme./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili