Atentat banesës së prokurorit Bujar Himçi (21 Shtator 1998)
Kreu i antimafias shqiptare Bujar Himçi është sulmuar në banesën e tij me granatë gjatë një atentanti. Prokurori Himçi bën pjesë në grupin e prokurorëve që po hetojnë për ngjarjet e Marsit dhe si ngjarjen më të fundit, kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit. Persona të identifikuar kanë hedhur një granatë që nga cepi i pallatit pa tentuar të afrohen më tej pasi në katin ku banon prokurori Himçi qëndronte një roje i pajisur me automatik. Si pasojë e shpërthimit të granatës janë thyer xhamat e katit të parë si dhe janë dëmtuar lehtë dy garazhde që ndodheshin pranë pallatit. Ekspertët kriminalë kanë gjetur në vendin e ngjarjes marshën e granatës si dhe copa metalike të saj të cilat do të shërbejnë si prova materiale.
Pamje, banesa ku jeton Bujar Himçi./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili