Strudel molle me mish derri (Video)
Përbërësit:
380 gr fileto derri
250 gr miell
100 gr pançetë
100 gr ujë
20 gr qumësht
4 mollë
1 vezë
1 lugë vaj ulliri
1 tufë trumzë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim në një tas miellin, qumësht, vezë, kripë, piper dhe përgatisim brumin. E mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë. Presim në kubike mollët dhe në to shtojmë trumzë. Presim në copëza fileton e derrit, i marinojmë me kripë piper, miell dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Pasi të skuqet e shuajmë me verë të bardhë dhe pasi alkooli të avullojë shtojmë mollët.
Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim pjesën tjetër të mollëve. Pasi të skuqen shtojmë ujë dhe i lëmë të ziejnë për pak. Hapim brumin, shtrojmë mbi të pançetën, mollët me fileto gici dhe i mbyllim. Më pas i mbyllim dhe i fusim në furrë që të piqen për dy minuta. Mollët e ziera i kalojmë në mikser dhe i bëjmë krem. Vendosim në pjatë fillimisht kremin dhe mbi të petën e mbushur me mish dhe mollë./tvklan.al