Gnocchi të mbushur me mozzarella (Video)
Përbërësit:
500 gr patate
300 gr salcë domate
200 gr miell
100 gr mozzarella
100 gr niseshte
100 gr djathë i grirë
50 gr gjalpë
2 karrota
2 thelpinj hudhër
2 vezë
1 qepë
Borzilok
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë ziejmë patatet. Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim qepën, hudhrën, borzilokun, menten, karrotat dhe i skuqim të gjitha bashkë. Shtojmë kripë, piper, salcën e domates dhe i lëmë të ziejnë bashkë. Shtypim patatet e ziera, shtojmë në to vezë, miell, niseshte, kripë, piper, djathë të grirë dhe përgatisim brumin.
Brumin e përgatitur e presim në disa copëza, të cilat i hapim pak dhe i mbushim me mozzarella, borzilok dhe mente. Pasi i mbyllim, gnocchit e përgatitura, i mbështjellim me letër pelikul dhe letër alumin dhe i vendosim të ziejnë për 5 minuta në ujin ku ziemë patatet. Salcën e përgatitur e kalojmë në mikser në mënyrë që të jetë e njëtrajtshme. Vendosim në pjatë salcën dhe mbi të gnocchit./tvklan.al