Ravioli me gjizë dhe spinaq (Video)
Përbërësit:
300 gr miell
200 gr spinaq
120 gr pomodorini
100 gr parmixhano
80 gr gjizë
70 gr pançetë derri
40 gr gjalpë
30 gr borzilok
3 vezë
Vaj ulliri
Trumzë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tas vendosim miellin, shtojmë në të vezët, vaj ulliri, kripë, piper dhe i përziejmë derisa të përgatitet brumi. Brumin e përgatitur e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë. Vendosim një tenxhere me ujë që të ziejë dhe shtojmë në të kripë. Në një tigan me pak vaj ulliri dhe trumzë skuqim pançetën, e shuajmë me verë dhe pasi të avullojë alkooli shtojmë spinaqin dhe borzilokun.
Në një tas vendosim gjizën, shtojmë djathin e grirë, pançetën dhe spinaqin e skuqur dhe i përziejmë të gjitha bashkë.
Hapim brumin, e presim me forma katrore dhe e mbushim me masën që përgatitëm. Më pas i ziejmë në një tenxhere me ujë për 2 minuta. Në një tigan me pak gjalpë skuqim pomodorinit dhe shtojmë në to edhe raviolit e ziera, i përziejmë për pak që të lidhen dhe janë gati./tvklan.al