Gjyqtari Qazim Gjonaj largohet nga detyra (06 Nëntor 1998)


Gjyqtari Qazim Gjonaj largohet nga detyra (06 Nëntor 1998)

14:56 06/11/1998

Ish-kryetari i Gjykatës së Tiranës Qazim Gjonaj, nuk do të rikthehet në detyrën e mëparshme si gjyqtar. Këtë e vendosi sot Këshilli Kolegjial i Gjykatës së Kasacionit me shumicë votash dhe vendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është quajtur i drejtë ku argumentat largimit të tij nga detyra e gjyqtarit ishin të bazuar në fakte. Vetëm pak ditë më parë, gjyqtarë të tjerë kishin kërkuar nga Gjykata e Kasacionit që të hidhnin poshtë vendimt e KLD-së, por edhe ata nuk do të mundin më ta veshin pelerinën e zezë. Vetë Gjonaj ka vazhduar sot punën si avokat ku nuk është shprehur i interesuar për vendimin e marrë nga Gjykata e Kasacionit për të.

Pamje Gjykata e Tiranës, Gjykata e Kasacionit./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme