Kotoleta me patate (Video)


Kotoleta me patate (Video)

14:25 27/06/2019

Përbërësit:

500 gr miell

300 gr galetë

200 gr patate

120 gr mozzarella

8 gr maja pluhur

8 vezë

Spek i tymosur

Vaj për skuqje

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim tenxheren me vaj që të ngrohet. Më pas presim në kubikë patatet dhe i vendosim të ziejnë në një tenxhere me ujë dhe pak kripë. Mozarellën dhe spekun (lloj proshute) i grijmë në mikser, shtojmë në to kripë, piper, vaj ulliri, 1 vezë, bukë galetë, djathë të grirë dhe i miksojmë derisa të bëhen një masë homogjene. Shtypim patatet e ziera, shtojmë në të vezë, maja, djathë të grirë, miell, kripë, piper, pak arrë moskat dhe i bëjmë brumë. Brumin e përgatitur e hapim dhe e mbushim me masën që përgatitëm me mozzarella dhe spek. I bëjmë në formë sfersh, i kalojmë në miell, vezë, galetë, i skuqim dhe janë gati./tvklan.al






Të ngjashme