Komunistët miting në sheshin “Skënderbej” (08 Nëntor 1998)
Për herë të parë, që nga lindja e pluralizmit politik në Shqipëri, komunistët e kanë festuar 8 Nëntorin, ditën e themelimit të Partisë Komuniste, në sheshin “Skënderbej”. Me flamuj të kuq ndër duar dhe me foto të Enver Hoxhës, komunisët kanë përshkruar në këmbë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke brohoritur e kënduar këngë komuniste. Turma e udhëhequr nga Hysni Milloshi dhe Maks Hasani, kanë pushtuar pushtuar sheshin “Skënderbej” nën vëzhgimin e policisë dhe kalimtarëve të rastit. Pas këtij mitingu, komunistët janë rikthyer në Pallatin e Kongreseve për t’u dhënë fund punimeve të kongresit të tyre të 12.
Pamje komunistët festojnë në sheshin “Skënderbej”./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame