Gnocchi patatesh me gjalpë dhe sherebelë (Video)
Përbërësit:
300 gr miell
100 gr gjalpë
80 gr pomodorini
75 gr parmixhano
70 gr niseshte patatesh
30 gr sherebelë
2 vezë
1 kg patate
Vaj ulliri
Arrë moskat
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë ziejmë patatet.
Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë edhe gjalpë, pasi të shkrihet shtojmë pomodorinit dhe sherebelën. Më pas shtojmë pak nga uji i patateve dhe i lëmë të ziejnë.
Shtypim patatet e ziera, shtojmë në to vezë, miell, niseshte, kripë, piper, arrë moskat dhe përgatisim brumin.
Presim në copëza të vogla brumin që përgatitëm, e ziejmë për dy minuta në ujin ku ziemë patatet dhe më pas i kalojmë në tiganin me gjalpë, sherebelë dhe pomodorini. Pasi t’i hedhim në pjatë shtojmë në to edhe djathë të grirë dhe janë gati./tvklan.al