Biskotë me krem maskarpone (Video)
Përbërësit:
Për biskotën:
100 gr sheqer pluhur
100 gr gjalpë
100 gr miell
100 gr e bardhë veze
Për kremin:
250 gr mascarpone
100 gr çokollatë
70 gr sheqer
30 gr manaferra të kuqe
Përgatitja:
Fillimisht ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Rrahim me mikser të bardhat e vezëve derisa të fryhen dhe në to shtojmë sheqer pluhur, miell, gjalpë dhe i përziejmë me mikser të gjithë ingredientët bashkë derisa të formohet brumi. Më pas brumin e përgatitur e vendosim nëpër tava dhe i fusim në furrë që të piqen për 7 minuta në 170 gradë.
Ndërkohë që biskotat piqen, përgatisim kremin. Rrahim me mikser të verdhat e vezëve, shtojmë në to sheqer, kremin mascarpone dhe i përziejmë. Shkrijmë në mikrovalë çokollatën dhe e shtojmë po ashtu tek kremi dhe e përziejmë në mënyrë që të mpikset. Vendosim në pjatë biskotë, mbi të krem, sërish biskotë dhe krem dhe bëjmë disa shtresa. Në fund vendosim për dekor manaferra të kuqe dhe janë gati./tvklan.al