Festivali Ballkanik Teatral vjen në Akademinë e Arteve në Tiranë (11 Nëntor 1998)
Festivali Ballkanik Teatral pritet të fillojë së shpejti në Akademia e Arteve. Rektori i kësaj akademie Kastriot Çaushi dhe dekani i artit dramatik Petrit Malaj, deklaruan sot në një konferencë për shtyp se nga data 1 deri më 6 Dhjetor, në skenën e Akademisë së Arteve do të organizohet i pari festival teatral në Shqipëri. Pjesëmarrësit në këtë festival janë studentë të artit dramatik nga disa shtete si Shqipëria, Greqia, Rumania, Bullgaria, Turqia, Maqedonia dhe një trup nga Kosova. Studentët aktorë ballkanas do të mblidhen për të shpalosur vlerat e tyre aktorske ku do të shkëmbehet dhe një përvojë e ndërsjelltë. Sipas rektorit Çaushi, ky festival ishte programuar për disa muaj më parë por gjendja politike në vend e ka penguar këtë. Përveç këtij aktiviteti ndërkombëtar në sallën e aktivitetit të Akademisë së Arteve do të luhen dhe disa pjesë të tjera. Artdashësit do të kenë mundësi të shijojnë aktorët tanë dhe studentët ekselentë teksa performojnë.
Pamje Akademia e Arteve rektori Kastriot Çaushi,dekani Petrit Malaj, studentë./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj