Rizoto me asparag dhe levrek (Video)
Përbërësit:
400 gr levrek
300 gr oriz
200 gr asparag
75 gr parmixhano
40 gr gjalpë
10 gr piper jeshil
2 degë selino
1 qepë
Hudhër
Trumzë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë në të cilën vendosim bishtat dhe lëkurat e asparagëve, kockat e levrekut, qepë, hudhër dhe i lemë të ziejnë që të përgatitet bulioni. Njërën prej filetove e marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe e fusim në furrë, bashkë me disa asparagë. Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri skuqim hudhrën, qepën, fileton e peshkut dhe asparagët e grirë imët. Më pas shtojmë orizin, vazhdojmë i skuqim dhe më pas i shuajmë me vodka. Sapo të avullojë alkooli shtojmë dalëngadalë bulionin dhe vazhdojmë e përziejmë derisa të jetë gati. Sapo ta heqim nga soba shtojmë në tigan gjalpë, vaj ulliri, djathin e grirë dhe i përziejmë derisa të lidhen dhe rizoto është gati. E vendosim në pjatë dhe mbi të vendosim fileton dhe asparagët e pjekur në furrë./tvklan.al