Prefektura Shkodër mbledhje me përfaqësuesit demokratë të shoqatave anti Komuniste (11 Nëntor 1998)


Prefektura Shkodër mbledhje me përfaqësuesit demokratë të shoqatave anti Komuniste (11 Nëntor 1998)

10:07 11/11/1998

Çeshtja e arrestimit të ish-oficerit të Gardës së Republikës Marjan Gryka ka mbetur ende pezull dhe akoma pa një zgjidhje. Një mbledhje e gjatë e zhvilluar sot në Prefekturë në praninë e prefektit dhe kryetarëve të shoqatave antikomuniste në Shkodër, nuk ka sjellë asgjë të re përveçse akuza kundër qeverisë. Arrestimin e tij ata e kanë qujtur si arrest të pastër politik. Ata i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare dhe Pushtetit Lokal të Shkodrës që të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme. Ata kanë theksuar se Shkodra nuk do të gjejë qetësi derisa i arrestuari të lirohet dhe arrestimet politike të marrin fund.

Pamje Prefektura Shkodër, mbledhje prefekti me përfaqesuesit demokratë të shoqatave anti Komuniste./tvklan.al






Të ngjashme