“Kërkuam mandat të fortë, qytetarët na i dhanë bujarisht”


“Kërkuam mandat të fortë, qytetarët na i dhanë bujarisht”

11:13 10/07/2019

Qeveria Mitsotakis ka bërë mbledhjen e parë pas marrjes së mandatit

qeverisës. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis nuk preferon të humbasë kohë dhe ka

shpërndarë menjëherë detyrat për çdo ministër.

“Ne do të ndryshojmë modelin e qeverisjes”, tha ai në

mbledhjen e parë të qeverisë që zgjati 14 minuta, duke caktuar 12 prioritete.

“Kemi fituar betejën e ideve. Kërkuam një mandat të fortë,

qytetarët na i dhanë bujarisht. Tani është koha për të bashkuar grekët në një

vizion të përbashkët”
, theksoi Mitsotakis. Kreu i qeverisë greke bëri

me dije se mbledhjet e tjera të qeverisë do të zhvillohen në Kryeministri pa

praninë e mediave. Përveç ministrave, Mitsotakis ka ndarë detyrat edhe për

zv/ministrat e qeverisë.

“Ndryshimi i modelit të qeverisjes të prodhojë rezultate të

prekshme për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve. Shoqëria tashmë

është duke e parë dallimin”
, tha Kryeministri.

Ai bëri me dije gjithashtu se Parlamenti do të punojë gjatë gjithë verës,

ndërsa në datën 17-18 Korrik pritet të zgjidhet kryetari i Parlamentit.

Partia “Demokracia e Re” nën udhëheqjen e Kyriakos Mitsotakis fitoi bindshëm në zgjedhjet e së dielës, duke krijuar e vetme Qeverinë në Greqi.

Një ditë pas zgjedhjeve, Mitsotakis u betua tek Presidenti i Republikës, mori detyrën nga Kryeministri i larguar Alexis Tsipras dhe shpalli listën e ministrave të kabinetit qeveritar. /tvklan.al






Të ngjashme