Sërish probleme shëndetësore për Merkel
Angela Merkel shfaqi sërish shqetësime shëndetësore. Për
të tretën herë në publik, asaj iu drodhën këmbët aq sa ra sërish në sy tëmediave.Ngjarja ndodhi në ceremoninë e pritjes së Kryeministrit
finlandez në Berlin. Gazetarët u interesuan për gjendjen e saj shëndetsore, porMerkel nuk preferoi të jepte detaje.“Jam shumë mirë. Po e them edhe një herë se jam në një fazë kurimi që prej nderimeve të fundit ushtarake me Presidentin Zelenski. Kjo fazë mesa duket nuk ka përfunduar, por ka përparime dhe më duhet të mësohem tani me këtë. Megjithatë jam shumë mirë dhe askush nuk duhet të shqetësohet”.
Të njëjtat simptoma shfaqi muajin e kaluar në ceremoninë
e pritjes së Presidentit të ri ukrainas, por edhe në një takim të mëvonshëm mekreun e shtetit gjerman. Mister mbeten shkaqet e vërteta të dridhjeve truporetë Kancelares që javën e ardhshme mbush 65 vjeç.Tv Klan