Kanye West, 1.5 miliardë dollarë të ardhura në vit
Sot është një ndër këngëtarët më të dëgjuar në botë, me një perandori të krijuar nga zero, por vite më parë Kanye West kishte 53 milionë dollarë borxhe.
Historia e suksesit të reperit të njohur jo vetëm në muzikë, por dhe me kompaninë e tij të këpucëve, është në kopertinën e revistës Forbes.
Vetëm tre vite më parë ai nisi biznesin e tij, i cili sot i siguron 1.5 miliardë dollarë fitime në vitin 2019. “Lamborghini i këpucëve”, kështu e quan Kanye linjën e tij, nisur nga të ardhurat e shumta që fiton nga kjo kompani.
Tashmë jo vetëm që borxhe nuk ka, por shpenzimet e tij janë marramendëse. Ai është i martuar me një nga yjet e televizionit Kim Kardashian dhe jetojnë në rezidencën e tyre luksoze në Los Angelos.
Para pak kohësh shtëpia e tyre u bë temë e mediave rozë, pasi në dukje ishte shumë minimaliste, por për t’u kujdesur për çdo detaj të saj, West merrte specialistë nga Belgjika.
Klan Plus